Erdal Türkoğlu
25 Dhjetor 2015•Përditësim: 25 Dhjetor 2015
HATAY (AA) - Njoftohet se janë kryer sulme me mbështetje ajrore ndaj rajoneve Bayirbucak dhe Cebel Ekrad që gjenden në zonën rurale Latakia të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të cilët gazetari i AA-së ka marrë nga burimet lokale, vazhdojnë sulmet e forcave të regjimit me mbështetje ajrore nga avionët luftarak rus ndaj rajoneve nën kontrollin e opozitarëve.
Avionët luftarak rus, kanë goditur disa pozicione në Malin Turkmen dhe kodrën El Nobe si dhe rrethin e saj në Cebel Ekrad.
Mësohet se në përleshjet të ndodhura në shumë pozicione në zonën rurale Latakia, ka të vdekur dhe të plagosur.