Bekim Laci
29 Dhjetor 2015•Përditësim: 30 Dhjetor 2015
SHKUP (AA) - Ministrja për Shoqëri Informatike dhe Administratën të Maqedonisë, Marta Arsovska Tomovska dhe drejtori i Agjencisë për Kadastër të Patundshmërive, Sllave Trpevski, promovuan sot sistemin e ri për distribuim të agjencisë kadastrale me të cilën qytetarëve iu mundësohet shfrytëzimi i të dhënave nëpërmjet internetit, raporton Anadolu Agency.
Drejtori i Agjencisë për Kadastër, Trpevski, tha se sistemi iu mundëson qytetarëve shfrytëzimin e një palete të gjerë të të dhënave të cilat deri më tani janë marrë vetëm në sportelet e agjencisë, ndërsa tani e tutje do të mund të merren nëpërmjet faqes së internetit http://ossp.katastar.gov.mk/OSSP/.
Ministrja Arsovska-Tomovska, nga ana e saj tha se procedura për marrjen e informacionit është shumë e thjeshtë, ndërsa siç sqaroi, qytetari për një kohë të shkurtër dhe të thjeshtë mund ta marrë fletë pronësinë nëse ka nevojë për të.
“Këtë sistem do të mund ta shfrytëzojnë të gjithë qytetarët, pavarësisht nëse ndodhen në vend ose jashtë vendit, si dhe personat juridik, si përshmebull kompanitë ndërtimore dhe gjeodezike, komunat si dhe ministritë” tha ajo.
Një nga mundësitë që ofron ky aplikacion është edhe pagesa e shërbimeve.