Selçuk Buğra Gökalp
05 Maj 2023•Përditësim: 08 Maj 2023
Real Madrid dhe Maccabi Playtika Tel Aviv çuan në ndeshjen e pestë serinë çerekfinale të Ligës Evropiane në basketboll, Turkish Airlines, pas ndeshjes të së enjtes, raporton Anadolu.
Reali mposhti Partizan Mozzart Bet Beogradin në Serbi 85:78, ndërsa skuadra izraelite Maccabi shënoi një fitore të thellë ndaj Monacos në shtëpi me rezultatin 104:69.
Duke qenë se rezultati mbeti i barabartë në të dyja seritë 2:2, ndeshja e pestë në secilën seri do të përcaktojë se cila skuadër do të kalojë në "Final Four".
Kontributi prej 25 pikësh i Zach Ledayt nuk i mjaftoi Partizanit për të arritur fitore ndaj Real Madridit.
Walter Tavares dhe Adam Hanga dominuan në radhët e Real Madridit, duke shënuar nga 15 pikë.
Ndërkohë, Lorenzo Brown parapriu te Maccabi me 22 pikë në një fitore jetike në Arenën Menora Mivtachim në Tel Aviv. Roja i Monacos, Mike James, ishte shënuesi më i mirë i ekipit të tij me 13 pikë.
Maccabi do të vizitojë Monacon, ndërsa Real Madrid do të presë Partizanin në ndeshjen e fundit play-off të çerekfinales të mërkurën.