Fatih Erel
27 Shkurt 2019•Përditësim: 28 Shkurt 2019
Galatasaray ka avancuar në gjysmëfinale të Kupës së Turqisë në futboll, pasi eliminoi sot Hataysporin me rezultatin e përgjithshëm 4:4, por falë golave të shënuar në fushë mysafire, gjiganti turk siguroi kualifikimin, raporton Anadolu Agency (AA).
Pavarësisht humbjes së ndeshjes së dytë të zhvilluar sot, në të cilën pësoi 4:2 në fushë të Hatayspor, Galatasaray avancoi në gjysmëfinale falë fitores 2:0 në fushë të saj.
Mysafirët kaluan në epërsi me golat e Muğdat Çelik në minutën e 21-të dhe të Emre Akbaba në minutën e 53-të të ndeshjes, pas çka Gökhan Karadeniz me dy golat e shënuar në minutat 59 dhe 72 të ndeshjes barazoi shifrat në 2:2.
Ekipi vendas shënoi edhe dy gola në minutën 79-të dhe të 87-të, të cilat rezultuan të pamjaftueshmë për të përmbysur rezultatin e ndeshjes së parë.
Të martën, Ümraniyespor mundi Trabzonsporin me rezultatin 3:1 dhe avancoi në gjysmëfinale pas barazimit pa gola në ndeshjen e parë.
Me dy ndeshjet të cilat do të zhvillohen nesër, kompletohen katër ekipet e gjysmëfinales.
Sot në orar është përballja Göztepe - Evkur Yeni Malatyaspor ndërsa të enjten takohen Kasımpaşa – Akhisarspor.