Agon Fehmiu
03 Maj 2016•Përditësim: 03 Maj 2016
PRISHTINË (AA) - 54 delegatët e Kongresit të 40-të të UEFA-së, sot në Budapest kanë votuar me 28 vota pro, 24 kundër dhe 2 abstenime, për pranimin e Kosovës në UEFA. Votimi është bërë në mënyrë të fshehtë dhe pas një debati të nxehtë në mes të përfaqësuesit ligjor te UEFA-së, i cili kërkoi që Kosova të votohet në këtë kongres dhe kryetarëve të federatave të futbollit serb, zviceran dhe malazez, që e kundërshtuan.