Dejan Maksimoviç
28 Prill 2016•Përditësim: 28 Prill 2016
SARAJEVË (AA) – Saul Niguez (21) të martën mbrëma u shndërrua në hero për tifozët e Atletico Madrid-it. Sulmuesi i ri shënoi golin e vetëm në ndeshjen e parë të përballjes në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve kundër Bayernit të Mynihut dhe në këtë mënyrë para ndeshjes së kthimit i solli ekipit të tij epërsi prej 1:0, raporton Anadolu Agency (AA).
Niguez kaloi mbrojtjen e Bayernit dhe me një goditje të saktë mposhti portierin Manuel Neur.
“Ky është goli më i mirë dhe më i rëndësishëm në karrierën time të deritanishme. Kam dribluar përpara, e pash se mund të kalojë dy lojtarët kundërshtarë dhe kur hyra në gjashtëmbëdhjetëshe e kisha topin në këmbën time të majtë, godita dhe arrita të shënoj gol”, tha Saul për mediat spanjolle.