31 Dhjetor 2018•Përditësim: 01 Janar 2019
LONDËR (AA) - Menaxhmenti i Premier Ligës Angleze njoftoi se drejtoresha e sapozgjedhur ekzekutive e garave Susanna Dinnage është tërhequr para se ta merrte detyrën, raporton Anadolu Agency (AA).
Kreu në ikje e brendit të Discovery, Animal Planet, në nëntor u zgjodh si pasuese e ish drejtorit ekzekutiv të Premiershipit Richard Scudamore.
Edhe pse pas emërimit të saj në garën më të pasur të futbollit në botë, u bë një nga gratë më të fuqishme në botën e sportit, Dinnage hoqi dorë nga sfidat.
Premier Liga në kumtesën e saj thekson se Dinnage ka njoftuar Komitetin për emërime se ka ndryshuar mendimin.
Duke mos theksuar arsyet e tërheqjes, menaxhmenti i Premiershipit theksoi se në shqyrtim janë kandidatë të rinj dhe se opinioni do të informohet për përzgjedhjen përfundimtare.