Hüseyin Burak Demirer
25 Prill 2018•Përditësim: 25 Prill 2018
LONDËR (AA) - Trajneri francez i Arsenalit, Arsene Wenger, tha se nuk planifikon që të pushoj së punuari si trajner pasi që të largohet nga klubi me të cilën punon 22 vjet, transmeton Anadolu Agency (AA).
Wenger, ka bërë këto komente në një konferencë shtypi të organizuar në Stadiumin Emirates, para ndeshjes së nesërme të gjysmëfinales në UEFA Ligën e Evropës kundër Atletico Madrid.
"Sinqerisht nuk di se çfarë do të bëj. Nuk e di nëse do të pushoj një kohë. Ajo që është e sigurt është se unë do të vazhdoj të punoj", tha thënë Wenger duke folur rreth asaj se çfarë planifikon pasi që të largohet nga klubi i Londrës.
Trajneri 68 vjeçar francez i cili është në krye të Arsenal që nga viti 1996, në një deklaratë para pesë ditëve kishte theksuar se ai nuk ka përcaktuar kohën e largimit të tij nga klubi.
Wenger me Arsenalin fitoi 3 kampionate në Premierligë, ndërsa 7 herë Kupën e Federatës Angleze.