Ramazan Ercan
08 Qershor 2016•Përditësim: 09 Qershor 2016
IZMIR (AA) - Me arritjen e marrëveshjes mes Turqisë dhe BE-së, udhëtimi klandestin i migrantëve të cilët mundohen për të shkuar drejt BE-së për një jetë më të mirë, pothuajse ka ndaluar.
Sipas informacioneve të marra nga gazetari i Anadolu Agency (AA) thuhet se "udhëtimi drejt shpresës" i migrantëve të cilët ikin nga vendi i tyre për shkak të krizave ekonomike apo luftërave, drejt një jetë më të mirë, pothuajse ka ndaluar si në det ashtu edhe në kufirin tokësor.
Për të parandaluar kalimet klandestine Roja Bregdetare në det dhe ekipet e Xhandarmërisë dhe Policisë në kufijtë tokësorë po punojnë pa ndalur.