İlker Girit
08 Shtator 2017•Përditësim: 08 Shtator 2017
STAMBOLL (AA) – Ministri turk për Çështjet e Bashkimit Evropian, Omer Çelik, deklaroi të premten se BE-ja nuk mund të zgjidh problemet e veta pa Turqinë, ndërkohë që bëri thirrje për një bashkëpunim më të ngushtë në luftën kundër terrorizmit dhe radikalizmit, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke folur për gazetarët pas takimit ministror të BE-së në Talin, Estoni, Çelik tha se Turqia është duke insistuar për bashkëpunim të bllokut në drejtim të mbrojtjes së sistemit demokratik të vendit nga grupe të paligjshme.
Megjithatë, deri më sot, Turqia nuk ka marrë ndonjë ndihmë ose përkrahje kundër terroristëve të PKK-së dhe FETO-s, për çka këta të fundit janë përgjegjës për puçin e dështuar në të cilin mbetën të vrarë 250 qytetarë.
Çelik bëri thirrje edhe për hapjen e kapitujve të ri në negociatat me BE-në, për të shtuar se “nëse Turqia ka probleme me vlerat evropiane siç janë të drejtat e njeriut, si mund të zgjidhen pa u negociuar fare”.
Ministri turk për Çështjet e Bashkimit Evropian, ka folur edhe për përplasjen e fundit politike me Gjermaninë, për çka tha se synimi gjerman për të prishur marrëdhëniet BE-Turqi, nuk do të ndikojë mbi kandidaturën e Turqisë në bllok. "Anëtarësimi i plotë në BE është një strategji e shtetit”, tha ai.
E ardhmja e Turqisë në BE është shndërruar në temë kryesore në fushatën për zgjedhjet parlamentare në Gjermani të cilat do të mbahen më 24 shtator.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila po kandidon për rizgjedhje, është zotuar për një mundësi pezullimi ose të përfundimit të bisedimeve për anëtarësimin e Turqisë në BE, që do të mund të ndodhte gjatë samitit të BE-së muajin e ardhshëm.
Rivali i sa nga Partia Social Democratike (SPD), Martin Schulz, ka bërë thirrje për ndërprerje të menjëhershme të bisedimeve të BE-së me Ankaranë dhe ngrirjen të 4 miliardë eurove që janë fonde paraqasëse.