İsmail Çimen,Enes Duran
09 Shtator 2016•Përditësim: 09 Shtator 2016
ANKARA (AA) - Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Federica Mogherini me komisionerin e BE-së përgjegjës për Politikat e Zgjerimit dhe të Fqinjësisë, Johannes Hahn ka vizituar ambientet e Parlamentit të Turqisë të dëmtuara gjatë tentativës për grushti shteti më 15 korrik, raporton Anadolu Agency (AA).
Mogherini dhe Hahn, duke vizituar ambientet e dëmtuara të Parlamentit, kanë marrë informacione nga sekretari i Përgjithshëm i Parlamentit të Madh të Turqisë, Mehmet Ali Kumbuzoğlu.
Pasi ka vënë në dukje se ngjarjet e ndodhura janë jashtëzakonisht për të ardhur keq, Mogherini tha se "Si një anëtare parlamenti të vërej këtë është shumë për të ardhur keq. Parlamenti është zemra e demokracisë. Vlera e demokracisë kuptohet në Parlament."
Mogherini dhe Hahn në kuadër të vizitës në Parlament gjithashtu kanë vizituar ndarazi edhe grupet e partive HDP dhe MHP. Delegacioni i BE-së në emër të grupit të HDP-së është pritur nga bashkëkryetarja Figen Yüksekdağ, ndërsa në emër të grupit MHP nga zëvendëskryetari i Përgjithshëm Mehmet Günal dhe nënkryetari i grupit Erkan Akçay.
Takimet kanë vazhduar me dyer të mbyllura për mediat.