Sarp Özer
03 Prill 2018•Përditësim: 03 Prill 2018
ANKARA (AA) - Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se me funksionalizimin e reaktorit të parë të Centralit Bërthamor Akkuyu në vitin 2023, Turqia do të hyjë në mesin e vendeve që përdorin energji bërthamore, raporton Anadolu Agency (AA).
"Me funksionalizimin e reaktorit të parë të Centralit Bërthamor Akkuyu në vitin 2023, Turqia do të hyjë në mesin e vendeve që përdorin energji bërthamore. Në këtë mënyrë, 100-vjetorin e themelimit të republikës sonë do ta kurorëzojmë me një vepër historike në fushën e energjisë", tha Erdoğan në ceremoninë e hedhjes së gurthemelit të mbajtur përmes një video konference në Ankara, i shoqëruar nga presidenti rus Vladimir Putin.
Erdoğan u shpreh se hedhja e gurthemelit të Centralit Bërthamor Akkuyu është moment historik për zhvillimin e Turqisë dhe bashkëpunimin energjetik me Rusinë.