Mehmet Fatih Aslan
19 Shtator 2016•Përditësim: 20 Shtator 2016
SANLIURFA (AA) – Të hënën në Sanliurfa, qytet në juglindje të Turqisë, janë kapur dy pjesëtarë të organizatës terroriste DAESH, tek të cilët u zbulua mjet shpërthyes dhe jelek për sulm vetëvrasës me të cilat planifikonin të kryenin sulm në këtë qytet, raporton Anadolu Agency (AA).
Policia njoftoi se kanë kapur terroristët pasi u lajmëruan se dy pjesëtarë të DAESH-it përmes kufirit me Sirinë kanë hyrë në qytezën Akcakale, prej ku arritën në vendin Eyyubiye në Sanliurfa, në juglindjen e Turqisë.
Policia turke duke reaguar me shpejtësi arrestoi terroristët teksa në kamionçinë ngarkonin mjetet shpërthyese.
Gjatë aksionit policor janë konfiskuar24 kilogramë eksplozivë me fuqi shkatërruese, jelek për sulm vetëvrasës dhe shumë mjete të tjera shpërthyese.
Policia me këtë rast arrestoi dy pjesëtarë të DAESH-it të cilët, siç theksoi policia, me kamionçinë planifikonin që të kryejnë sulm në këtë qytet të Turqisë.