Melike Kınacı
07 Maj 2016•Përditësim: 07 Maj 2016
ANKARA (AA) - Kryeministri i Turqisë Ahmet Davutoglu, të shtunën në mëngjes udhëtoi për Bosnjë e Hercegovinë (BeH), për të marrë pjesë në ceremoninë solemne të hapjes së xhamisë së Ferhat Pashës në Banja Llukë, raporton Anadolu Agency (AA).
Davutoglu në aeroportin Esenboga të Ankarasë u shoqërua nga zëvendës/kryeministri Mehmet Shimshek, guvernatori i Ankarasë Mehmet Kiliclar dhe drejtori i policisë në Ankara Mahmut Karaaslan.
Davutoglu është i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Sare Davutoglu dhe Zëvendëskryeministrat Yalcin Akdogan, Lutfi Elvan dhe Tugrul Turkes.
Davutoglu të shtunën më 7 maj, do të marrë pjesë në hapjen e xhamisë së rindërtuar në Banja Llukë, pjesa më e madhe e së cilës u rindërtua nga donacionet e Agjencisë Turke për Zhvillim Bashkëpunim Ndërkombëtar (TIKA).
Davutoglu të njëjtën ditë do të kthehet në Turqi.
Xhamia Ferhadija u ndërtua nga Ferhad Pasha Sokoloviç në vitin 1579. Në fillim të luftës në BeH, më 7 maj 1993, u minua dhe u shkatërrua plotësisht, kurse toka në të cilën ndodhej xhamia u rrafshua në mënyrë që të zhduket çdo gjurmë e kësaj ndërtese.
Ajo ishte një nga 16 xhamitë e shkatërruara në Banja Llukë gjatë luftës së Bosnjës nga viti 1992-1995. Dita e rrënimit të xhamisë Ferhadija, 7 maji, në BeH është shpallur si Dita e xhamive.