Tuncay Kayaoğlu
24 Mars 2016•Përditësim: 24 Mars 2016
STAMBOLL (AA) – Vazhdon të mbahet në paraburgim një i dyshuar për sulmin terrorist të së shtunës në Stamboll, ndërkohë që dy vëllezërit e sulmuesit vetëvrasës janë liruar nga gjykata me kusht, raporton Anadolu Agency (AA).
Ndërkohë prokurori i Stambollit ka liruar nga çdo akuzë dy persona të tjerë njëri nga të cilët babai i sulmuesit.
Vendimet kanë të bëjnë me sulmin vetëvrasës terrorist në rrugën "Istiklal" të Stambollit ku mbetën të vrarë 4 persona dhe 45 të tjerë mbetën të plagosur.
Sulmuesi vetëvrasës u identifikua nga autoritetet si Mehmet Ozturk, i lindur në provincën Gaziantep në vitin 1992.
Ozturk dyshohet për lidhje me DAESH-in, ndërsa për sulmin në fjalë u arrestuan gjithsej pesë persona.