Zehra Nur Düz
02 Dhjetor 2019•Përditësim: 03 Dhjetor 2019
Turqia kritikoi pretendimet për "shantazh" ndaj një plani të NATO-s për rajonin e Baltikut dhe Poloninë, duke thënë se pretendimet e tilla janë të papranueshme, raporton Anadolu Agency (AA).
"Askush nuk mund t'i vë në dyshim kontributet tona në NATO", thanë burimet turke të sigurisë, duke nënvizuar rëndësinë e Turqisë për aleancën në prag të samitit të liderëve të NATO-s në Londër që do të fillojë të martën.
Turqia, një anëtare e aleancës për gati 70 vjet, është në qendër të NATO-s me kontributet e saj në aleancë, thanë burimet në kushte anonimiteti.
Paralelisht me këtë, Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë mbajti një konferencë për media në lidhje me rolin e Turqisë në NATO dhe tha se NATO është një organizatë e rëndësishme politiko-ushtarake në të cilën Turqia ka fuqi të plotë për kontroll politik.
"Turqia ka përmbushur përgjegjësinë e saj për të mbrojtur vlerat e përbashkëta që ndan me aleatët e tjerë", tha ministria.
Ministria shtoi se NATO vazhdon të jetë "aleancë e besueshme, parandaluese dhe e qëndrueshme" për Turqinë.