Burcu Arik
14 Shkurt 2017•Përditësim: 14 Shkurt 2017
ANKARA (AA) – Policia turke ka arrestuar sot të paktën 86 të dyshuar lidhur me organizatën terroriste PKK, në operacione në disa krahina, tha një burim i policisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Operacionet anti-terroriste policore u zhvilluan në Ankara, krahinat lindore të Agrit, Mus dhe Van, si dhe provincat jugore në Adana dhe Antalya, dhe provincën qendrore Konya.
Burimi në fjalë, duke folur në kushte anonimiteti, tha se gjatë aksioneve, skuadrat anti-terroriste ndaluan 34 të dyshuar në Ankara, Agri, Mus, dhe Van, 34 në Adana, 10 në Antalya, dhe tetë në Konya.
PKK-ja, është në listën e organizatave terroriste në Turqi, SHBA dhe BE. Më shumë se 1.200 viktima, duke përfshirë edhe personelin e sigurisë dhe civilë, kanë humbur jetën në sulmet e PKK-së që kur grupi terrorist rifilloi fushatën kundër shtetit turk në korrik të vitit 2015.