Fatih Hafız Mehmet
08 Maj 2018•Përditësim: 08 Maj 2018
ANKARA (AA) – Autoritetet e Turqisë kanë sekuestruar 89 kilogramë kokainë në portin Ambarli të Stambollit, bën të ditur Ministria turke për Dogana dhe Tregti, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria sqaron se kokaina ka qenë e fshehur brenda një kontejneri nga Amerika Latine, i mbushur me banane.
Në një incident tjetër në krahinën Van të Turqisë, janë sekuestruar 85 kilogramë drogë heroinë, e cila sipas burimeve policore, ka qenë e fshehur brenda një minibusi, shoferi i të cilit është arrestuar.
Aksione anti-drogë ka pasur edhe në Konya, ku policia ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për trafikim të substancave narkotike, ndërsa në krahinën Adana ka zbuluar 10.000 rrënjë të kanabisit, të cilat më vonë janë shkatërruar nga xhandarmëria turke.