Etem Geylan
09 Shkurt 2019•Përditësim: 10 Shkurt 2019
STAMBOLL (AA) - Ministri i Brendshëm i Turqisë, Süleyman Soylu, njoftoi se numri i të vdekurve nga shembja e ndërtesës në Stamboll është rritur në 21, raporton Anadolu Agency (AA).
Soylu, në deklaratën e tij theksoi se gjatë punimeve të kërkim-shpëtimit, është arritur deri tek kufoma e edhe të 3 personave, me ç'rast numri i të vdekurve është rritur në 21.
Ndërsa ministri i Mjedisit dhe Urbanizimit, Murat Kurum, tha se do të zhvillohet analiza e rrezikut të ndërtesave në rajonin ku u shemb ndërtesa në lagjen Kartal të Stambollit.
Ndërtesa shtatë katëshe në lagjen Kartal të Stambollit u shemb të mërkurën me mbi 30 banorë brenda për arsye ende të panjohura.