Murat Kaya İstanbul
11 Qershor 2016•Përditësim: 12 Qershor 2016
STAMBOLL (AA) - Arrestohet 3 persona të dyshuar në lidhje me sulmin në Vezneciler të Stambollit, raporton Anadolu Agnecy (AA).
Ndërkohë ka përfunduar marrja në pyetja e 3 personave të dyshuar të cilët pas deklaratave të tyre në prokurori me kërkesën për tu arrestuar u dërguan në Gjykata 8 Penale të Stambollit.
Gjykata për Eyyüp S, Abdülsettar B. dhe Mehmet Nur K. vendosi që të arrestohen pas akuzave në lidhje me sulmin në Vezneciler të Stambollit.
Me operacionet të kryera pas sulmit me bombë, 6 nga 12 të dyshuarit ishin dërguar në Pallatin e Drejtësisë së Stambollit që gjendet në qarkun Çağlayan, ndërsa me udhëzimin e prokurorisë 6 të tjerë ishin liruar.
Në sulmin terroristë të ndodhur më 7 qershor në Vezneciler humbën jetën 11 persona prej të cilëve 6 ishin policë.