Sertaç Bulur
13 Dhjetor 2016•Përditësim: 13 Dhjetor 2016
ANKARA (AA) – Ekipe të policisë kufitare turke që nga fillimi i muajt e deri më 11 dhjetor kanë kapur më shumë se 11.000 migrantë të cilët në mënyrë ilegale tentuan të kalojnë kufirin turk, raporton Anadolu Agency (AA).
Nga Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) bëhet e ditur se në këtë vend në mënyrë ilegale tentuan të hyjnë 10.314, ndërsa të dalin 1.031 migrantë.
Mësohet se Nga Siria në mënyrë ilegale tentuan të hyjnë 10.150, nga Iraku 106, ndërsa nga Irani 58 migrantë. Përveç kësaj, u konfiskuan edhe armë zjarri, municion, cigare, etj.
Ndërsa Nga Turqia në Siri tentuan të shkojnë 94 persona, në Irak 4, në Iran 18, në Bullgari 20 dhe në Greqi 895 migrantë.