Mümin Altaş,İlhan Toprak
01 Nëntor 2015•Përditësim: 02 Nëntor 2015
KONYA (AA) - Kryeministri turk, Ahmet Davutoğlu ka votuar në shkollën e medresesë së vajzave “Şükrü Doruk” në qytetin e Konyas, ku dhe ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Sare Davutoğlu, raporton Anadolu Agency (AA).
Davutoğlu u shpreh se qeverisja e vendit është një çështje besimi, marrë nga populli dhe nevojiten shërbime të përhershme dhe jo poste të përhershme. “Dhe nga kjo pikëpamje këto rezultate shpresoj që do të jenë për të mirën e 78 milionë njerëzve, për demokracinë dhe mjedisin demokratik. Para çdo gjëje uroj që këto votime të jenë në të mirë të popullit dhe njerëzisë".
Kryeministri Davutoğlu pasi ka votuar në kutinë me nr 2248 në oborrin e shkollës në një deklaratë për gazetarët u shpreh: "Që të gjithë ndodhemi para kutive të votimit. Ka disa orë deri në mbylljen e kutive. I ftoj të gjithë qytetarët që të shkojnë në votime në qetësi dhe të shprehin vullnetin e tyre në kutitë e votimit. Iu bëj thirrje të gjithëve që të përgëzojmë njëri-tjetrin si një festë demokratike në votime, ku edhe pse mund të kemi bindje të ndryshme politike duhet që jashtë kutive të votimeve të tregojmë dashamirësi me njëri tjetrin duke u përshëndetur për të ardhmen demokratike të vendit" ka pohuar ndër të tjera Kryeministri Davutoğlu.
-"Nevojiten shërbime të përhershme dhe jo poste të përhershme"-
Davutoğlu duke vënë në dukje se forca më e madhe janë "Demokracia dhe Njerëzia" ka shtuar se: "Nuk ka burim më të fortë dhe të rëndësishëm se forca e cila buron nga Demokracia dhe Njerëzia. Nga kjo pikëpamje kemi detyrë të mbrojmë demokracinë tonë".
Kryeministri Davutoğlu pasi është pyetur nga gazetarët nëse do të kryejë "fjalimin nga ballkoni" u shpreh se "fjalimi i ballkonit" tashmë është një traditë e bukur e cila është transmetuar nga presidenti që në kohën kur ishte kryeministër. Në çdo rast, unë shpresoj se do të mbaj një "fjalim ballkoni", uroj që rezultatet të jenë në të mirë të vendit".
Pas ndjekjes së rezultateve të para Davutoğlu pritet që të niset për në Ankara.