Selen Temizer
17 Shkurt 2016•Përditësim: 18 Shkurt 2016
ANKARA (AA) - PYD-ja e cila është zgjerimi i organizatës terroriste PKK në Siri, e pasqyruar si "opozitare" nga ana e Rusisë dhe SHBA-ve, vërehet se që nga fillimi i luftës civile pothuajse asnjëherë nuk hyri në përleshje me regjimin. Bashkëpunimi i fortë mes organizatës dhe regjimit, dje për herë të parë duke u zbuluar nga ana e regjimit, është përforcuar, raporton Anadolu Agency (AA).
Përfaqësuesi i përhershëm i Sirisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), Bashar Xhaferi, pas daljes së tij nga Këshilli i Sigurisë (KS) së OKB-së në deklaratën e tij për gazetarët tha se: "Ky grup i e kurdëve sirian i cili mbështetet nga SHBA-të, gjithashtu mbështetet edhe nga ana e qeverisë siriane. Për këtë shkak, fitoret në veri të Sirisë, janë fitore të përbashkëta të cilat janë fituar nga ana e ushtrisë siriane dhe kurdëve për të gjithë popullin sirian. Çdokush përfiton nga mbështetja direkte e ushtrisë siriane".
Bashkëpunimi i cili përherë të parë u pranua nga ana e regjimit sirian, rreth 5 viteve është duke vazhduar në mënyrë aktive. Më së fundi, ditë më parë PYD-ja kur e mori kontrollin e qarkut Tel Rifat, forcat e regjimit fshatin Kafr Naja që gjendet në jugperëndim të Tel Rifat-it, ia dorëzoi PYD-së pa asnjë përleshje.
PYD që nga fillimi i luftës civile në Siri duke mos u përfshirë direkt, u fokusua në interesat e veta lokale. Mos shënjestrimi i regjimit, ishte një mundësi e madhe për Asadin. Kështu që regjimi i Asadit relativisht fitoi një aleatë i besueshëm. Marrëveshja speciale e palëve, i shërbeu që të hapen rrugët për PYD-në në rajonet ku jetojnë intensivisht populli kurd. Regjimi dhe PYD-ja, deri më tani vetëm disa herë në veri të Halepit, në Shejh Maksud që është nën kontrollin e PYD-së, në Haseke zhvilluan përleshje ditore në fushat e naftës. Përfundimisht regjimi i Asadit duke i lënë këto rajone nën kontrollimin e PYD-së, e fokusoi forcën e tij në rajonet e ndryshme.
Organizata në kuadër të marrëveshjes së bërë me regjimin në vitin 2012 siguroi dominim në verilindje të vendit. Në këmbim PYD-ja i dha taksë regjimit, kështu që regjimi vazhdon t’i drejtojë institucionet publike. Punonjësit të regjimit të Asadit ashtu siç ishte para vitit 2011 i vazhdojnë punët e tyre. Në rastet e shumta zyrtarët e zbatimit të ligjit të regjimit dhe PYD-së bëjnë patrullime të përbashkëta.
Burimet lokale, njoftojnë se fusha e petrolit Rumejlan e cila është në verilindje të Haseke-s dhe është nën kontrollin e PYD-së, mbrohet nga ana e PYD-së dhe regjimit, ndërsa një pjesë e naftës të nxjerrë nga ky vend i jepet regjimit.
Rritja e DAESH-it, bashkëpunimi i regjimit dhe PYD-së, i mundësoi kësaj aleate fusha të reja. PYD-ja dhe regjimi, së bashku me ndihmën e SHBA-ve nga ajri në qendër të qytetit Haseke ishin duke luftuar kundër DAESH-it. Rreth para 6 muajve, DAESH-i u tërhoq nga shumë pika të Haseke-s, regjimi i Asadit i lejoi PYD-së që të sundojë në këto rajone.
Edhe qarqet Nubul dhe Zehra të cilat janë rajone të regjimit ku jeton popullsia shiite, janë ndër rajonet e tjera ku regjimi dhe PYD-ja veprojnë së bashku. Deri para 2 javëve në qarqet të cilat ishin nën rrethimin e opozitarëve ndihma deri tek forcat e regjimit ishte duke arritur nga Afrin-i i kontrolluar nga PYD-ja.