ANKARA (AA) - SELEN TEMİZER -Izraeli edhe pse shmanget të vlerësojë qëndrimin në lidhje me luftën civile në Siri, ka shqetësime se qeveria mund të kalojë në duart e grupeve të "paparashikuara". Izraeli i cili për këtë arsye është afruar me Rusinë, nga njëra anë hedh hapa për të eliminuar kërcënimin e Iranit në kufirin e tij, ndërsa në anën tjetër preferon një qeveri me një armik "të njohur" në qendër Bashar Asadin, raporton Anadolu Agency (AA).
Izraeli, që nga fillimi i luftës civile në Siri është i shqetësuar se mos Bashar Asadi rrëzohet nga pushteti, ku që prej 15 vitesh kanë marrëdhënie "të balancuara". Tel Avivi i cili për këtë arsye shmanget nga përfshirja në luftën e brendshme, e prish qetësinë e tij vetëm kur kundërpërgjigjet ndaj ndonjë rakete që bien në territorin e tij dhe për të goditur objektivat e Hizbullah me mbështetje iraniane të cilat afrohen në kufirin e tij. Izraeli me këtë qëllim është afruar me Rusinë e cila që prej dy muajsh ndërmerr sulme ajrore në Siri.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, pas takimit me autoritetet ruse për koordinimin e fluturimeve në Siri u shprehu se "për mos dëmtimin e interesave tona dhe për të penguar krijimin e një fronti kundër nesh, herë pas here tregojmë aktivitete në Siri". Netanyahu ndër të tjera ka theksuar se edhe me presidentin rus, Vladimir Putin kanë rënë dakord në çështjen për thellimin e koordinimit "për parandalimin e gabimeve".
Netanyahu gjatë vizitës së tij në Moskë në muajin shtator dhe pas takimit me Putinin kishte njoftuar se do të krijohej një mekanizëm i përbashkët në mënyrë që të mos lindin keqkuptime mes forcave të të dy vendeve.
- Përfshirja e parë e Izraelit në luftën civile në Siri-
Izraeli dhe Siria kanë luftuar 4 herë, në vitin 1948, në 1956, në 1967 dhe së fundmi në 1973 dhe në vitet 1991-2000 dy vendet kanë kryer negociata të paqes. Edhe pse Hafez Asadi ndërroi jetë pa nënshkruar marrëveshjen e paqes në vitin 2000, procesi 9 vjeçar i paqes krijoi ndoshta një marrëdhënie po aq frytdhënëse sa "rezultati" për dy vendet. Në këtë pikë Izraeli dhe Siria vërehen si dy vende që "nuk janë as miq dhe as armiq".
Edhe Basahr Asadi, pasi mori detyrën në vitin 2000 deri në kryengritjen e popullit në mars të 2011 ashtu si babai i tij zbatoi një politikë me balancim pragmatik kundër Izraelit. Ndërsa lartësitë (kodrat) Golan të cilat janë territor i Sirisë dhe të cilat që nga viti 1967 ndodhen nën pushtimin izraelit edhe në periudhën e Bashar Asadit kanë qenë kufiri më i qetë dhe me më pak probleme të Izraelit, i cili i priti me "qetësi" protestat kundër regjimit të cilat nisën në mars të 2011.
Tel Avivi në ngjarjet që tronditën fqinjin e tij në 2 vitet e para shmangej nga ndërhyrja e drejtpërdrejtë duke qenë në anë të një statusi pasiv dhe të kujdesshëm.
Thënia e parë e kryeministrit Benjamin Netanyahu në lidhje me trazirat e fqinjit të tij ishte në qershor të vitit 2011 ku ai pati deklaruar se "vendi i tij nuk do të ndërhyjë, së është i vendosur të bëjë paqe me Sirinë dhe populli sirian që meriton një të ardhme të mirë".
Ndërsa në vitin e dytë të luftës së brendshme në korrik 2012 Netanyahu u shpreh se: "Nëse rrëzohet qeveria e Asadit për qeverinë e Izraelit kërcënimi më i madh do të ishte po të kalonin në duart e Hizbullahur armët kimike dhe raketat". Dhe 4 muaj pas kësaj deklarate Izraeli e gjeti veten pjesërisht të përfshirë në luftë pasi një predhë e hedhur nga Siria goditi bazën ushtarake të Izraelit në Lartësirat Golan.
Që nga nëntori 2012 Izraeli kundërpërgjigjet me sulme ajrore ndaj raketave të lëshuara nga Siria të cilat bien në pjesën e territorit izraelit në kodrat Golan. Izraeli ndërmerr sulme ndaj bazave të Hizbullah të cilat ai pretendon se janë ngritur në Siri kundër tij dhe ndaj autokolonave të cilat pretendon se bëjnë transport të armëve për Hizbullah-un në Liban nëpërmjet Sirisë.
Me 21 shtator Netanyahu pasi vajti në Moskë për të diskutuar për çështjen e koordinimit të aktiviteteve të avionëve luftarakë të Rusisë dhe të Izraelit mbi Siri i shprehu Putinit se ushtria e Sirisë ndihmon Iranin dhe Hizbullahun për krijimin e rrjetit terrorist anti-izraelit në kodrat Golan. Ndërsa në muajt e fundit Netanyahu gjithnjë e më shumë ka pretenduar se Irani dhe Siria mundësojnë armë të zhvilluara për Hizbullahun i cili kundër Izraelit kërkon të hapë një front të dytë në Golan.
- Në Golan mundësia "për të përfituar nga rasti"-
Nga pasiguria dhe boshllëku i autoritetit që lufta civile ka sjellë në Siri, përpjekjet e bëra që mbizotërimi i kodrave Golan të njihet në arenën ndërkombëtare janë një temë tjetër në rendin e izraelit.
Në të vërtetë, Netanjahu gjatë një vizite në SHBA muajin e kaluar duke u shprehur se është pa-shpresë për gjetjen e një zgjidhje politike ndaj krizës në Siri dhe se kishte dyshime në çështjen se do të ndërtohet një shtet i unifikuar, kishte theksuar se kjo situatë mundëson "idetë e ndryshme" në çështjen për të ardhmen e statusit të Golan. Këto deklarata shtypi izraelit i kishte komentuar se situata aktuale në rajon kishte një pritshmëri për tu njohur me një dekret presidencial nga SHBA. Edhe shumë emra të tjerë të afërt me Netanyahun të cilët në javët e fundit janë gjendur në deklarata në të njëjtin drejtim dhe të cilët krizën e Sirisë
- Izraeli kryen kundërpërgjigje-
Dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale në Universitetin Tel Aviv dhe ekspert për Sirinë, Prof. Eyal Zisser në një deklaratë për gazetarin e AA-së duke theksuar se Izraeli ka kryer sulme shumë të kufizuara kundrejt Sirisë shprehet: “Izraeli vetëm kur hapet zjarr nga territori sirian drejt Izraelit qëllon Sirinë duke iu kundërpërgjigjur. Dihet se zjarri i hapur nga Siria vjen si pasojë e kushteve të luftës së brendshme ose nga pakujdesia e ushtrisë së Sirisë. Por ky është një vendim i marrë që në fillim ku ndaj çdo rakete të hedhur nga Siria në territorin izraelit ky i fundit do të japë kundërpërgjigje të kufizuar dhe kjo kundërpërgjigje do të japë mesazhin që ‘herës tjetër të jeni më të kujdesshëm‘ “.
Ndaj një pyetjeje në lidhje me sulmet e Izraelit ndaj objektivave të Hizbullah, Zisser u përgjigj se "sigurisht që ndryshon puna nëse Izraeli kupton se një organizatë në Siri gjendet në akte kundër tij. Këtë herë Izraeli merr masat kundër asaj organizate".
Zisser u shpreh se Izraeli është i shqetësuar nga prania e Rusisë në Siri, ku ka theksuar "Sepse operacionet ajrore të Rusisë, pengojnë avionët izraelitë të lëvizin lirshëm në Siri. Sigurisht që Izraeli preferonte më shumë praninë e SHBA-së në Siri se sa të Rusisë, por fatkeqësisht SHBA po tërhiqet nga Siria dhe vendin e saj po ia liron Rusisë".
Zisser në lidhje me politikën e përgjithshme të Izraelit për Sirinë ka vlerësuar se: "Izraeli në Siri dëshiron stabilitet dhe një kufi të qetë. Kjo me Bashar Asadin ishte e mundur. Izraeli kërkon një Asad edhe të fuqishëm edhe të pa-fuqishëm. Ku një Asad i fuqishëm mund të ruajë qetësinë në kufi, ndërsa një Asad i dobët mund të qëndrojë i qetë ndaj sulmeve izraelite kundër Hizbullahut. Por tani për tani mendon që të ardhmen e Sirisë t’ia lërë sirianëve dhe të mos përzihet në këtë luftë të brendshme e të përgjakshme".
- "Golan, e vetmja vizë e jonë e kuqe"-
Edhe ish-këshilltari i Ministrisë së Jashtme izraelite, Alon Liel ka theksuar se në politikën aktuale të Izraelit mbi Sirinë janë dy çështje themelore përcaktuese dhe vija të kuqe.
Liel duke u shprehur se "Qeveria e preferueshme për Izraelin në Siri është ajo që nuk pretendon të drejta për kodrat Golan, pranon atë zonë si territor izraelit dhe që pengon rënien e raketave atje", ka shtuar më tej se Izraeli tashmë është i rrezikuar nga Sudani Jugor dhe Gaza dhe nuk do të tolerojë një kërcënim të tretë në territorin e tij.
Liel ka theksuar ndër të tjera se: "Më besoni që Izraeli nuk bën llogari për qëndrimin apo largimin e Asadit. Para këtyre llogarive për Izraelin është më e rëndësishme të mbrojë Golan. sigurisht që Izraeli nuk dëshiron Iranin në kufirin e tij. Gjithashtu për Izraelin edhe përfshirja e Rusisë është e mërzitshme. Por si përfundim Izraeli nuk është një aktor në Siri ashtu si Irani dhe Rusia, të cilat edhe sikur të thonë që të ‘qëndrojë Asadi’ apo të "qeverisin opozitarët" në të dyja rastet këto nuk kanë ndikim në atë që Izraeli dëshiron. Ai vetëm ndonjëherë qëllon autokolonat e Hizbullah, dhe mbetet që në lidhje me të ardhmen e Sirisë, Izraeli nuk ka ndonjë qëndrim tërësor. I vetmi mendim është që Golan ti mbetet Izraelit dhe të mbrohet nga raketat".
- "Siria e ndarë, edhe mundësi edhe kërcënim"-
Eksperti i Qendrës së Kërkimit Strategjik të Lindjes së Mesme (ORSAM), Oytun Orhan ka theksuar se Izraeli nuk do të kundërshtojë kategorikisht një Siri të ndarë, por kjo situatë për atë do të lypë edhe mundësi edhe kërcënime.
Orhan ka theksuar ndër të tjera se në një njërën anë një Siri me disa shtete të vogla në vend të asaj një Sirie të madhe për Izraelin në kuptimin konvencionale do të krijojë më pak rrezik, por në anën tjetër është e rëndësishme edhe se nga kush forca të vogla politike do të kontrollohen këto pjesë.
Oytun Orhan skenarët e mundshëm për ndarjen e Sirisë i ka vlerësuar si vijon: "Izraeli nuk dëshiron krijimin e një zonë Sunnite të kontrolluar nga islamikët në kufirin e tij. Në këtë situatë do të vihej në rrezik siguria e Jordaninë e cila për Izraelin është goxha e rëndësishme. Nëse del në pah një shtet i vogël nën kontrollin e DAESH-in do të ishte një rrezik serioz për Izraelin. Nëse lind një zonë Alevi, do të jetë një zonë që do të lidhet me Iranin, gjë e cila sërish për Izraelin përbën një kërcënim të dytë. Në kufirin izraelit mund të krijohet një rajon i Durzive (komuniteti Druz në Siri) dhe kjo zonë kufitare mund të qëndrojë afër Izraelit për shkak të Durzive që jetojnë në Izrael. Mes Izraelit dhe rajoneve të paqëndrueshme në Siri të paktën mund të kryejnë një funksion si një zonë sigurie me Jordaninë".
- Hizbullah forcë penguese-
Orhan duke theksuar se cilësitë e rajoneve Sunnite dhe Alevi të mundshme që mund të formohen për sigurinë e Izraelit janë kritike shprehet se: "Më parë për Izraelin kërcënimi i Sirisë ishe një dimensinal, ishte vetëm regjimi i Asadit dhe diheshin kapacitetet se çfarë, ku dhe kur mund të ndodhte ndonjë gjë. Ku edhe Izraeli shprehej se ‘edhe kërcënimi përballë na njeh dhe sipas asaj e dinte të vepronte’. Ndërsa tani kërcënimet janë në përmasa të shumta, ku në njërën anë vazhdon kërcënimi i Asadit, madje vazhdon edhe më shumë me ndikimin e Iranit, ku Hizbullah është afruar deri në kufi".
Ndaj një pyetjeje se ashtu siç edhe qeveria Izraelite pretendon, ndaj mundësisë që Hizbullah të krijojë një front të dytë në Golan, Orhan u shpreh se organizata këtë do ta përdorë si forcë penguese, është një prani e re për të vendosur nën presion Izraelin duke u përpjekur që të vendosë një forcë bazë apo të përgatisë një të tillë.
Orhan ka nënvizuar gjithashtu se aktorët e rinj të mundshëm që mund të dalin në pah në Siri janë të pakontrollueshëm, ku dhe shumica e tyre nuk e njohin Izraelin.
Ai duke vënë në dukje se një Siri e ndarë krahas mundësive mund të sjellë edhe kërcënime ka theksuar se: "Izraeli preferon më mirë të qëndrojë i mënjanuar dhe në qetësi. Në rast se do të ndiejë një kërcënim të sigurisë do të kundërpërgjigjet. Tashmë Izraeli nuk ka më as shansin për të kërkuar një ‘Siri me Asain’, ku në zona të caktuara mund të ketë një masë të regjimit të Asadit. Izraeli mund të dëshirojë një Siri me qendër të kontrolluar nga Asadi, ushtri dhe një qeveri të parrëzueshme. Gjithashtu është e rëndësishme se kush do të kontrollojë rajonet e tjera. Një Siri e ndarë do të sjellë kërcënime të dimensioneve të shumta”.
- Kronologjia e lëvizjeve në Golan-
Ministri i Mbrojtjes izraelite i mëparshëm, Ehud Barak më 11 nëntor 2012 pasi një raketë ra në anën izraelite në kodrat Golan pati njoftuar se "do të ketë kundërpërgjigje për çdo zjarr të hapur nga ana e Sirisë", dhe një ditë më pas ushtria izraelite qëlloi një mjet të ushtrisë siriane.
Izraeli në janar të 2013 vendosi gardh me tela në kufirin e armëpushimit me Sirinë në Kodrat Golan. Në muajin gusht të të njëjtit vit njoftoi se iu kundërpërgjigj me artileri të topave pasi një predhë e hedhur nga Siria ra në kodrat Golan.
Ndërsa në vitin 2014 avionët luftarakë të Izraelit qëlluan katër herë objektivat e regjimit në Siri. Dhe në muajt mars, qershor dhe korrik Izraeli nën pretendimin se janë plagosur ushtarë si pasojë e raketave të hedhura nga Siria këtë herë futi në veprim forcat ajrore, duke ndërmarrë sulme ndaj bazave të ushtrisë siriane ku humbën jetën 3 ushtarë sirianë dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.
Në dhjetor të 2014 avionët izraelitë vendosën në objektiv një autokolonë të Hizbullah me pretendimin se transportonin kundërajrorë dhe armë në veriperëndim të Damaskut.
- Viti më aktiv-
Viti 2015 në kufirin Izrael-Siri ka qenë periudha më aktive, ku Izraeli ndaj raketave të rëna në territorin e tij u kundërpërgjigj 6 herë, dhe 4 herë goditi objektivat e Hizbullah. Helikopterët izraelitë më 18 janar 2015 në një sulm të ndërmarrë ndaj një mjeti të Hizbullah i cili patrullonte në rajonin Kuneytra në zonën kufitare të kodrave Golan të Sirisë, si pasojë humbën jetën Cihad Mugniye djali İmad Mugniye një prej komandantëve të lartë të Hizbullah, dhe komandanti iranian i fushëbetejës në Siri Ebu Ali Tabatabi si dhe 7 militantë të tjerë të Hizbullah.
Si pasojë e rënies së një rakete në kodrat Golan më 28 janar Izraeli ndërmori sulmeve ajrore në rajonin Haramon në veri të Kuneytra-s.
Më 25 prill avionët luftarakë izraelitë sulmuan pozitat e regjimit dhe të Hizbullah në rajonin Kalamun zonë kjo e cila është në afërsi të kufirit me Libanin dhe e cila ka një prani të madhe të Hizbullah.
Më 26 prill Izraeli pasi kishte përcaktuar 4 sirianë që transportonin bomba në Kodrat Golan njoftoi se kishte ndërmarrë sulme ajrore ku dhe kishte vrarë 4 personat.
Tanket e ushtrisë izraelite më 30 prill bombarduan disa pika në fshatin El-Kahtaniye në afërsi të zonës Kuneytra ku vazhdonin konfliktet e armatosura mes forcave opozitare dhe DAESH, ku theksohet se ishte në kundërpërgjigje të zjarrit nga armët automatike të rënda të cilat kishin objektiv gardhin kufitarë.
Izraeli më 25 korrik njoftoi se kishte hapur një hendek 3 kilometra në linjën e armëpushimit mes Kodrave Golan dhe Sirisë. Mbrojti qëndrimin se ky hendek ishte një hap për të penguar hyrjen e refugjatëve që largoheshin nga konfliktet dhe hyrjen e grupeve opozitare të armatosura që luftonin në luftën e brendshme në Siri.
Me 29 korrik avionët luftarakë izraelitë në rajonin Kuneytra të Sirisë qëlluan një autokolonë të forcave të regjimit, dhe u vranë 2 militantë të Hizbullah dhe 6 ushtarë.
Izraeli me 20 gusht duke iu kundërpërgjigjur 4 raketave që ranë në kodrat Golan ndërmori sulm ajror ndaj rajoneve nga ku u hodhën këto raketa.
Ndërsa me 21 gusht Izraeli vendosi në objektiv autokolonën e Hizbullah duke e bërë përgjegjës për raketën e rënë në Kodrat Golan.
Ndërsa më 27 shtator Izraeli nën pretendimin se është hedhur raketë në territorin e tij duke iu kundërpërgjigjur me artileri të topave qëlloi bazën e ushtrisë në Kuneytra.
Më 13 tetor Izraeli njoftoi se ka qëlluar me artileri të topave dy pozicione të regjimit sirian të ndodhura në pjesën e mesme të Kodrave Golan. Ku pas kësaj zëdhënësi i ushtrisë izraelite Avihai Aderaa deklaroi: "Ushtria izraelite, për çdo ngjarje të përjetuar në territorin Sirian bën përgjegjës ushtrinë e regjimit. Ushtria izraelite nuk do të tolerojë prekjen e sigurisë së qytetarëve të sajë dhe akteve që tronditin autoritetin e vendit".
Dhe së fundmi me 24 tetor një palestinez, qytetar izraelit me parashutë nga Kodrat Golan kaloi në anën siriane. Pas kësaj pati përqendrime në idetë se personi mund të ishte marrë peng nga opozitarët ose mund ti ishte bashkuar opozitarëve apo DAESH me dëshirën e tij. Gjithashtu pas këtyre ushtria izraelite njoftoi se do të ndërmerrte një stërvitje të gjerë ushtarake e cila do të përfundonte me 29 tetor.
Me 29 tetor ministri izraelit i Mbrojtjes, Moshe Yalon pas takimit me homologun amerikan deklaroi se DAESH nuk përbën rrezik të drejtpërdrejtë për Izraelin dhe se shqetësimi kryesor në lidhje me Sirinë ishin "përpjekjet e Hizbullah për të hapur një front kundër Izraelit në Kodrat Golan".
Me 30 tetor Izraelit bombardoi objektivat e Hizbullah dhe të regjimit në Kalamun.
Ndërsa me 11 nëntor në median izraelite dhe atë Libaneze u publikuan lajme se Izraeli ka qëlluar një aeroport i cili ndodhej nën kontrollin e regjimit në afërsi të Damaskut, dhe se nuk kishte informacione nëse sulmi ka qenë për të parandaluar transportin e armëve apo kundrejt objektivave të Hizbullah.
Me 19 nëntor Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu deklaroi se nuk do të lejonin që Hizbullahu libanez dhe ai iranian të hapin një front të ri në Kodrat Golan dhe se do të vazhdonin të pengonin transportin e armëve të kryer nga Siria për Hizbullahun.
Ndërsa me 29 nëntor media libaneze njoftoi se janë qëlluar me raketa me rreze të gjatë objektivat ku kryhej transporti i armëve ndaj Hizbullah në rajonin Kalamun në afërsi të kufirit, dhe se brenda javës ishin ndërmarrë edhe 2 sulme të ngjashme. Disa orë para këtyre pretendimeve Netanyahu rreth operacioneve në Siri kishte kryer një takim me Putinin në Samitin e Klimës në Paris.
news_share_descriptionsubscription_contact


