Admir Fazlagikj
18 Gusht 2016•Përditësim: 19 Gusht 2016
SHKUP (АА) – Në Universitetin “Shën Qirili dhe Metodi” në Shkup sot dhe nesër bëhet paraqitja e kandidatëve në afatin e parë të regjistrimit në vitin e parë akademik 2016/2017, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në këtë universitet janë gjithsej 10.535 vende të lira, prej të cilave 6.606 për studentë të rregullt në kuotën shtetërore, 2.819 për kuotën e studentëve me bashkëfinancim të studimeve dhe 1.110 për studentët me korrespondencë.
Afati i dytë i regjistrimeve është më 5 shtator, ndërsa në fakultetetet ku do të mbesin vende të lira do të ketë edhe afat të tretë më 15 shtator, kur edhe fillon viti i ri akademik.
Në të gjitha fakultetet e Universitetit të Tetovës, prej 16 – 19 gushtit 2016 ka filluar të zhvillohet afati i parë i regjistrimit të studentëve të rinj për vitin akademik 2016/2017, thuhet në një njoftim nga ky universitet. Sipas konkursit këtë vit akademik Universiteti i Tetovës do të regjistrojë mbi 5000 studentë të rinj.