Övünç Kutlu
07 Tetor 2020•Përditësim: 08 Tetor 2020
Administrata e ardhshme e SHBA-së do të përballet me sfida të mëdha ekonomike nga tensionet SHBA-Kinë dhe kujdesi shëndetësor deri në ringjalljen e ekonomisë dhe rritjen e borxhit shtetëror, bën të ditur agjencia globale e vlerësimit Moody's, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ndërsa ekonomia më e madhe në botë po kalon recesionin më të rëndë që nga "Depresioni i Madh" në fund të viteve 1920 dhe në fillim të viteve 1930 për shkak të pandemisë së koronavirusit, duke u tkurrur me një rekord prej 31.4 për qind në tremujorin e dytë, Moody's të hënën tha se ka pesë çështje kryesore që e presin presidentin e ardhshëm në Shtëpinë e Bardhë.
Për Donald Trumpin në detyrë dhe kandidatin për president të demokratëve Joe Biden, ringjallja e ekonomisë do të jetë "prioritet i politikës", tha Moody's.
Planet ekonomike të Trumpit bazohen në ulje taksash dhe çrregullimin, siç ishte katër vjet më parë, por Biden ka propozuar shpenzime dhe stimuj tatimorë për të zgjidhur nivelin e lartë të papunësisë, e cila aktualisht është në 7.9 për qind, që do të ndikonin në sektorët e infrastrukturës, energjisë dhe automjeteve.
Përmes stimujve fiskal dhe monetar është përpjekur të mbajë ekonominë amerikane në këmbë që nga marsi por rezultoi në rritje të borxhit shtetërorë kurse defici fiskal ka arritur nivel rekord, të cilat tani janë çështje shtesë për presidentin e ardhshëm.
"Stimujt fiskal të koronavirusit, së bashku me rënien e të ardhurave shtetërore, kanë çuar deficitet fiskale federale dhe borxhin në nivele të papara", tha raporti.
Për të rritur të ardhurat shtetërore dhe për të ulur deficitin tregtar, Trump është angazhuar në një konflikt tregtar me Kinën, por tensionet midis dy ekonomive më të mëdha në botë nuk ka gjasa të përfundojnë së shpejti.
"Platforma e politikës së jashtme të Bidenit ndryshon në ton nga Trump në thirrjen për angazhim aktiv me aleatët tradicionalë ndërkombëtarë dhe institucionet shumëpalëshe", tha Moody's. "Megjithatë, qasja e Bidenit ndaj Kinës rreth sigurisë kombëtare, teknologjisë dhe çështjet e të drejtave të njeriut ka të ngjarë të shënohet nga fërkime të ngjashme me politikat e Trumpit".
Tani vije kujdesi shëndetësor, ku Trump dhe Biden kanë dallimet më të mëdha. Ndërsa presidenti premtoi të shfuqizojë Aktin e Kujdesit të Përballueshëm (ACA) të ish-presidentit Barack Obama dhe dështoi, ai pritet të vazhdojë të zbusë rregulloret rreth saj, përveç premtimeve për uljen e kostove të ilaçeve me recetë dhe premive të sigurimeve.
Biden, i cili shërbeu si zëvendëspresident në kohën e Obama për 8 vjet, nga ana tjetër, synon të zgjerojë hyrjen e amerikanëve në ACA, të prezantojë një plan opsioni publik dhe të lejojë qeverinë federale të negociojë çmime më të ulëta të ilaçeve, sipas raportit.
"Politikat e të dy kandidatëve do të prekin drejtpërdrejt spitalet, siguruesit shëndetësorë, kompanitë farmaceutike dhe qeveritë shtetërore dhe lokale", tha agjencia.
Të dy kandidatët ndahen gjithashtu për çështje mjedisore.
Trump tërhoqi SHBA-të në qershor 2017 nga Marrëveshja historike e Klimës në Paris ndërsa Biden shihet si një mbështetës më i madh i energjisë së rinovueshme.
"Planet ekonomike të Bidenit përfshijnë masa për të adresuar ndryshimet klimatike. Propozimet e Trumpit nuk kanë prioritet adresimin e ndryshimeve klimatike ose uljen e varësisë nga karboni", tha Moody's.