Sümeyye Dalkılınç
02 Nëntor 2016•Përditësim: 02 Nëntor 2016
STAMBOLL (AA) - Ministri turk i Ekonomisë, Nihat Zeybekci, ka mbajtur një fjalim sot në Forumin Ekonomik Turqi-Afrikë, i organizuar në Stamboll, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministri Zeybekci ka thënë se është krenar për trashëgiminë kulturore të lënë nga etërit e tyre në Azi, Afrikë dhe Evropë si në shërbime, tek objektet, drejtësia dhe civilizimi.
Duke iu referuar punës së Turkish Aerlines (THY) në Afrikë, Zeybekci, u shpreh se kjo kompani lidh afrikanët me botën e jashtme, duke shtuar se ka ardhur në një fazë të tillë saqë "lidh vëllezërit tanë afrikanë nga perëndimi në lindje si dhe nga jugu në veri."
Ai ka theksuar se në 10 vitet e fundit tregtia mes Turqisë dhe vendeve afrikane është shtuar 4 herë duke kapur shifrat e 20 miliardë dollarëve. Zeybekci në vijim të fjalës së tij ka thënë se politika turke ndaj Afrikës nuk është për të marrë, por se në synimin e saj ka dhënien.
Ministri Zeybekci ka theksuar se shumë investime në vendet afrikane janë kryer nga Turqia dhe më pas ka shtuar: "Ne kemi një marrëveshje doganore me Bashkimin Evropian. Domethënë për sa i përket produkteve industriale kemi një tregti të lirë. Me punën që jemi duke bërë synojmë që këtë marrëveshje ta zgjasim në vitin 2017. Madje kemi dëshirë që këtyre sektorëve ti shtohen edhe të tjera si; bujqësia, shërbimet, etj. Ne synojmë që në fushën e ekonomisë të jemi plotësisht të integruar me BE-në. Krahas kësaj ne kemi marrëveshje të tregtisë së lirë me 23 vende të tjera të botës. Kjo tregon që kemi një rrejt shumë të gjerë tregtie. Kjo është një shans shumë i mirë edhe për produktet tuaja. Ajo që dua të them është se ne kërkojmë të ndajmë çdo gjë me vëllezërit tanë afrikanë. Dhe mbi bazën e kësaj të zhvillojmë tregtinë tonë."
"Ne kemi besim tek Afrika. Afrika do të jetë lokomotiva e rritjes ekonomike globale në 10 vitet e ardhshme në këtë botë që prej 10 vitesh është në recesion. Me kërkesë të Presidentit tonë ne do të kërkojmë firmosjen e marrëveshjeve të tregtisë së lirë me të gjitha vendet afrikane. Kjo nuk nënkupton vetëm shitjen e produkteve në Afrikë. Të shpallim 2017-ën si vitin e tregtisë së lirë. Ose ejani ju, ose na thërrisni neve. Le të nisim me njëherë me këto marrëveshje."