Övünç Kutlu
26 Maj 2022•Përditësim: 27 Maj 2022
Banka Qendrore e Rusisë njoftoi sot se do të ulë normën bazë të interesit me 300 pikë bazë nga 14 në 11 për qind që nga e premtja, transmeton Anadolu Agency (AA).
Banka Qendrore e Rusisë njoftoi se për shkak të kursit të këmbimit të rublës ulet presioni inflacionist.
Inflacioni vjetor i Rusisë ishte 17.8 për qind në prill, pas së cilës ai ra në 17.5 për qind bazuar në vlerësimet e 20 majit, më shpejt se parashikimi i Bankës Qendrore muajin e kaluar, thuhet në deklaratë.
Banka e Rusisë ka njoftuar se parashikon një rënie të inflacionit vjetor nga 5 deri në 7 për qind në vitin 2023 dhe një rënie të mëtejshme në 4 për qind në vitin 2024.
"Kushtet e jashtme për ekonominë ruse mbeten sfiduese dhe kufizojnë ndjeshëm aktivitetin ekonomik. Rreziqet për stabilitetin financiar janë ulur pjesërisht, duke lejuar që disa nga masat e kontrollit të kapitalit të zbuten", thuhet në deklaratë.
Për shkak të sanksioneve për shkak të luftës së Rusisë kundër Ukrainës, norma e interesit në Rusi u rrit nga 9.5 për qind në 20 për qind në shkurt, pas së cilës u ul me 3 për qind.