Ahmet Gürhan Kartal
24 Mars 2022•Përditësim: 25 Mars 2022
Britania e Madhe sot njoftoi sanksione të reja që synojnë 65 industritë strategjike, bankat dhe elitat e biznesit rus, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Sanksionet synojnë ata që ndihmojnë pushtimin rus të Ukrainës, përfshirë Grupin Wagner, kompanitë e shumta të mbrojtjes dhe Hekurudhat Ruse”, thuhet në një deklaratë të qeverisë.
Britania tani ka "sanksionuar mbi 1.000 individë dhe biznese nën regjimin e sanksioneve të Rusisë që nga pushtimi".
"Këta oligarkë, biznese dhe banditë të punësuar janë bashkëpunëtorë në vrasjen e civilëve të pafajshëm dhe është e drejtë që ata të paguajnë çmimin", tha Sekretarja e Jashtme, Liz Truss.
“Putini nuk duhet të ketë iluzione, ne jemi të bashkuar me aleatët tanë dhe do të vazhdojmë të shtrëngojmë vidën mbi ekonominë ruse për të siguruar që ai të dështojë në Ukrainë. Nuk do të ketë asnjë lëshim”.
“Të gjithë të sanksionuarve sot do t'u ngrihen asetet në Britani, që do të thotë se asnjë qytetar apo kompani e Britanisë nuk mund të bëjë biznes me ta. Individëve që u nënshtrohen ndalimeve të udhëtimit u ndalohet gjithashtu të udhëtojnë në ose nga Britania”, shtoi ajo.
Sanksionet e sotme “do të sjellin vlerën totale globale të aseteve të bankave që Britania ka sanksionuar që nga pushtimi në 500 miliardë funta (658 miliardë dollarë) dhe vlerën neto të oligarkëve dhe anëtarëve të familjeve të tyre mbi 150 miliardë funta (197 miliardë dollarë)”, tha ajo ndër të tjera.
"Qeveria do të vazhdojë të shtrëngojë vidën dhe të përdorë sanksione për të degraduar ekonominë ruse në një shkallë që Kremlini, apo ndonjë ekonomi e madhe, nuk e ka parë kurrë më parë", tha Truss.