Dejan Maksimoviç
29 Tetor 2015•Përditësim: 29 Tetor 2015
BERLIN (AA) - Deutsche Bank ka njoftuar se planifikon të shkurtojë 35.000 vende pune, një pjesë me shkarkimin direkt të punonjësve, dhe një pjesë me shitjen e biznesit të deritanishëm, raporton Anadolu Agency (AA).
Me këto masa, drejtori i ri ekzekutiv, John Cryan dëshiron që huadhënësi më i madh gjerman të bëhet më fitimprurës dhe më produktiv. Në këtë mënyrë Deutsche Bank do të bëjë kursime me shkurtimin e 9.000 vende pune me orar të plotë, pastaj 6.000 prej atyre që kanë punuar me kontratë, dhe mbi 20.000 punonjës të cilët janë angazhuar në shitjen e biznesit. Kjo do të çojë në mbylljen bizneseve lokale në dhjetë vende.