Mümin Altaş
19 dhjetor 2024•Përditësim: 19 dhjetor 2024
Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan u nis për në Kajro ku do të marrë pjesë në Samitin D-8, raporton Anadolu.
Pjesë e delegacionit është edhe ministri turk i tregtisë, Ömer Bolat, shefi i inteligjencës. Ibrahim Kalın, kreu i komunikimeve pranë Presidencës, Fahrettin Altun, dhe këshilltari presidencial për politikën e jashtme dhe sigurinë, Akif Çağatay Kılıç.
Organizata për bashkëpunim ekonomik e tetë vendeve në zhvillim (D-8) u themelua në vitin 1997 në Türkiye për të forcuar lidhjet ekonomike dhe sociale. Organizata përbëhet nga Türkiye, Egjipti, Nigeria, Pakistani, Irani, Indonezia, Malajzia dhe Bangladeshi.
Samiti, në të cilin pritet të diskutohen mënyrat për të rritur bashkëpunimin ekonomik midis vendeve anëtare, ndër të tjera, do të ketë gjithashtu një sesion të posaçëm për Palestinën dhe Libanin.