Erhan Cihan Ünal
25 Janar 2018•Përditësim: 26 Janar 2018
STAMBOLL (AA) - Bursa e Stambollit sot regjistroi vlerë rekord të indeksit BIST 100, i cili për herë të parë u ngjit në 120.320,47 pikë, raporton Anadolu Agency (AA).
Rritja e interesit për tregti me valutën turke dhe tregtia e theksuar e aksioneve në tregun bankar janë disa nga faktorët kryesorë për arritjen e nivelit rekord të lartë të indeksit BIST 100.
Në mbyllje në orën 15:30, ky indeks u rrit për 0,3 për qind, ndërsa më pas u ngjit në më shumë se 120.000 pikë.
Analistët shpjegojnë se tregtimi në Bursën e Stambollit është inkruajuar nga një numër faktorësh, përfshirë mbajtjen e vlerës së dollarit nën 3,75 ndaj lirës turke dhe lëvizjet pozitive në tregjet evropiane.
Duke theksuar se dje ndodhi rritja më e madhe në vlerën e indeksit të Bursës së Stamboll dhe se ky trend ende po vazhdon me tregtimin e aksioneve bankare, analistët paralajmërojnë vlera të reja rekord në Bursën e Stambollit.
Me një rritje për një qind, indeksi bankar i Bursës së Stambollit arriti vlerën prej 186.550 pikësh.
Tregu pozitiv i aksioneve është stimuluar edhe nga vendimet e fundit të Bankës Qendrore Evropiane dhe nga deklaratat e presidentit të saj Mario Draghi.