Burhan Sansarlıoğlu
26 Janar 2018•Përditësim: 27 Janar 2018
STAMBOLL (AA) - Bursa e Stambollit sot sërish regjistroi vlerë rekord të indeksit BIST 100, i cili u ngjit në 120.701,92 pikë, raporton Anadolu Agency (AA).
Indeksi BIST 100 u rrit për 2.097,87 pikë krahasuar me mbylljen e fundit, ndërkohë që vëllimi i transaksioneve arriti në nivelin shtatë miliardë lira turke.
Ndërkaq, indeksi bankar i Bursës së Stambollit rriti vlerën për 4,13 për qind.
Tregtia e rritur e aksioneve në tregun bankar janë disa nga faktorët kryesorë për arritjen e nivelit rekord të lartë të indeksit BIST 100, i cili theu rekordin e të gjithë kohërave duke arritur në 120.701,92 pikë.
Analistët thonë se javën e ardhshme do të ndiqen raporti i parë i inflacionit këtë vit që pritet të shpaloset nga Banka Qendrore e Turqisë (TCMB), ndërsa jashtë vendit vendimi lidhur me interesin i Bankës Qendrore të SHBA-ve (Fed) dhe raporti i punësimit i SHBA-ve për muajin janar.
Ata shtojnë se presin vazhdim të trendit të rritjes së indeksit nëse vazhdon ecuria pozitive e aktiviteteve ekonomike në tregjet globale.