Mohammad Farid Mahmoud Abdullah,Ekrem Biçeroğlu
30 Mars 2021•Përditësim: 31 Mars 2021
Sipas faqeve të internetit "Vesselfinder" dhe "Marinetraffic", të cilat ndjekin lundrimin në det, bëhet e ditur se ka bllokim vetëm për shkak të dendësisë së anijeve që grumbullohen në hyrje dhe dalje të Kanalit të Suezit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Përveç kësaj, aktivitetet e kalimit të anijeve përmes Kanalit të Suezit janë kthyer plotësisht në normalitet.
Anija "The Ever Given" e marrë me qira nga kompania tajvaneze "Evergreen" e cila shkaktoi krizën, filloi të rinotojë pas një pune të vështirë dhe më pas lundroi në rajonin e Liqeneve të Mëdha me lokomotiva tërheqëse për mirëmbajtje teknike.
Anija gjigante e kontejnerëve më 24 mars u rrëzua në breg në Kanalin e Suezit si rezultat i humbjes së shikimit për shkak të një stuhie rëre dhe kushteve të këqija të motit. Si rezultat i ngecjes së anijes në kanalin e ngushtë dhe mbylljes së rrugës së kalimit, u krijuan radhë të gjata anijesh në kanal dhe pati ndërprerje të naftës bruto dhe dërgesat e gazit të lëngshëm natyror (LNG) për 6 ditë për shkak të ndërprerjes së trafikut detar.
Miliarda dollarë në ditë i kushtoi Egjiptit dhe botës
Çdo ditë që kanali ishte i mbyllur, Egjiptit dhe ekonomisë botërore i kushtoi miliarda dollarë.
Gjithashtu është vlerësuar se Egjipti ka shënuar rreth 12-14 milionë dollarë humbje ditore ndërsa dëmi ditor i shkaktuar nga "The Ever Given" në tregtinë globale është rreth 10 miliardë dollarë.