Uğur Ertaş
25 janar 2016•Përditësim: 26 janar 2016
TEHERAN (AA) - Kompania Kombëtare Iraniane e Naftës (NIOC) deklaroi se ka nënshkruar një marrëveshje me gjigantin rus Lukoil për studimin e rezervave të energjisë në rajonin Khuzestan të Iranit, raporton Anadolu Agency (AA).
"Lukoil tashmë është duke bërë shpuarje dhe kërkime për rezervat e naftës dhe gazit në Dasht-e Abadan dhe në veri të Gjirit Persik. Kontrata është me vlerë prej gjashtë milionë dollarësh", tha kreu i kompanisë iraniane të naftës NIOC Qalavand.
Lukoil në vitin 2003 me kompaninë norvegjeze Statoil kishte arritur marrëveshje për fillimin e studimit të rezervave të energjisë në pjesët perëndimore të Iranit. Rusëve u takonte 25 përqind nga ky konsorcium, por të gjitha operacionet u pezulluan në vitin 2011 për shkak të vendosjes së sanksioneve ndërkombëtare ndaj Iranit.