Sanja Janackovic
16 Tetor 2016•Përditësim: 17 Tetor 2016
NISH (AA) – Të hënën në aeroportin e Nishit do të aterojë avioni i parë i kompanisë turke “Turkish Cargo” me çka vendoset linja e rregullt e transportit të mallrave në këtë aeroport, raporton Anadolu Agency (AA).
Në bazë të orarit të fluturimeve Airbusi do të aterojë në Nish në orën 19:20, ndërsa fluturimin e kthimit do ta ketë në orën 21:00.
“Mund të themi se është linjë e rregullt pasi avioni do të qarkullojë çdo të hënë”, deklaroi zyrtari i aeroportit për marrëdhënie me publikun, Ivanka Stanisavljeviç.
Ministrja serbe e Ndërtimit, Komunikacionit dhe Infrastrukturës, Zorana Mihajloviç ka thënë se avionët kanë kapacitet për transport të 1.000 tonelatave që do të hap perspektiva të mëdha për kompanitë nga jugu i Serbisë.
Në vitin 2014 “Turkish Cargo” vendosi linje të rregullt me aeroportin e Beogradit.