Murat Temizer
07 Shkurt 2022•Përditësim: 07 Shkurt 2022
Sipas të dhënave të "Gas Infrastructure Europe", shkalla e posedimit në objektet e depozitimit të gazit natyror të Evropës ka rënë në 37.5 për qind në janar 2022 nga 52 për qind në janar 2021, raporton Anadolu Agency (AA).
Në janar 2021, ka pasur afërsisht 60 miliardë metra kub gaz në të gjitha depozitat e gazit natyror në të gjithë Evropën dhe shkalla e posedimit u regjistrua në 52 për qind.
Në të njëjtën periudhë të këtij viti, kjo sasi është ulur me 18 miliardë metër kub në 42 miliardë metër kub ndërsa shkalla e posedimit të depove është ulur në 37.5 për qind.
Italia ka gazin natyror më të madh në Evropë me 10 miliardë metra kub (47 për qind të shkallës së posedimit në depo). Gjermania pason Italinë me 8.7 miliardë metra kub (35 për qind të shkallës së posedimit në depo) dhe Francën me 4.4 miliardë metra kub (33 për qind të shkallës së posedimit në depo).
Për sa i përket shkallës së posedimit të depozitave të gazit natyror, Portugalia kryesoi Evropën me 80 për qind (200 milionë metra kub). Britania e Madhe pasoi me 75 për qind (750 milionë metra kub).
Aktualisht, shkalla e posedimit të depozitimit në Evropë është 36.6 për qind.
Rritja e kërkesës dhe dimri i ftohtë arsyet e uljes
Sezoni i dimrit më i ftohtë se sa pritej dhe rritja e kërkesës për energji kanë çuar në përdorimin më të madh të gazit natyror në depo. Rënia e sasisë së gazit natyror të dërguar nga Rusia në Evropë përmes Ukrainës dhe rënia e prodhimit nga hidrocentralet ndikuan gjithashtu në uljen e gazit në depo.
Ekspertët theksojnë se mund të ketë vështirësi në furnizimin me gaz natyror për shkak të tensioneve mes Rusisë dhe Ukrainës. Zyrtarët evropianë dhe amerikanë janë të shqetësuar se në rast lufte mes dy vendeve, Rusia, e cila furnizon 40 për qind të gazit evropian, do t'i përgjigjet sanksioneve duke mbyllur valvulat.
Rusia furnizon Evropën me gaz natyror përmes gjigantit të saj energjetik "Gazprom" ose nëpërmjet kontratave afatgjata.