Gökhan Ergöçün
08 qershor 2022•Përditësim: 09 qershor 2022
Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) njoftoi të mërkurën se ka ulur parashikimet e saj të rritjes ekonomike globale nga 4,46 për qind në 3 për qind për këtë vit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Lufta e Rusisë ndaj Ukrainës dhe masat e bllokimit të Kinës kanë dëmtuar rimëkëmbjen, thuhet në raportin e OECD-së.
“Para luftës, ekonomia botërore ishte në rrugën e duhur për një rikuperim të fortë, megjithëse të pabarabartë, nga COVID-19”, theksohet nue raport.
Parashikimi i raportit për vitin 2023 ishte 2,8 për qind për rritjen ekonomike globale.
Sa i përket inflacionit, raporti thekson se: "Lufta në Ukrainë ka shuar shpresat për një fund të shpejtë të inflacionit në rritje nga pengesat e furnizimit të lidhura me COVID-19 që shihen në të gjithë ekonominë globale gjatë vitit 2021 dhe fillimit të 2022".