Övünç Kutlu
18 Prill 2017•Përditësim: 18 Prill 2017
NEW YORK (AA) - Rrjeti global televiziv i internetit Netflix ka njoftuar se në tremujorin e parë të këtij viti ka rritur fitimin neto dhe të ardhurat, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas një njoftimi nga Netflix, të ardhurat në tremujorin e parë të këtij viti kanë shënuar rritje për 34,7 përqind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, për të arritur në 2,64 miliardë dollarë. Të ardhurat e kompanisë në tre muajt e parë të vitit 2016 ishin 1,96 miliardë dollarë.
Teksa në tremujorin e parë të vitit të kaluar fitimi neto i kompanisë ishte 28 milionë dollarë, në tre muajt e parë ai ka arritur vlerën 178 milionë dollarë.
Ndërkaq, fitimet për aksion në tremujorin e parë të vitit të kaluar ishin 0,06 dollarë, kurse këtë vit në periudhën e njëjtë janë rritur në 0,40 dollarë.