Umur Koçak Semiz
05 Prill 2016•Përditësim: 05 Prill 2016
ANKARA (AA) - Shpenzimet globale për qëllime ushtarake në vitin 2015-të kanë shkuar në 1.7 trilion dollarë duke u rritur kështu me 1 përqind krahasuar me një vit më parë, raporton Anadolu Agency (AA).
Instituti Ndërkombëtar për Hulumtime të Paqes në Stokholm (SIPRI) vetëm pak para fillimit të Forumit për Siguri dhe Zhvillim në Stokholm ka publikuar një raport mbi shpenzimet ushtarake në botë në vitin 2015.
Ndërkohë që në vendet e vendet e Afrikës, Amerikës Latine dhe Karaibet shpenzimet ushtarake kanë rënë, në Azi, SHBA, Europë dhe në Lindjen e Mesme këto shpenzime janë rritur.
SHBA-ja është ende vendi lider botëror në shpenzimet ushtarake. Edhe pse në 2015 Uashingtoni për qëllime ushtarake ka shpenzuar 2.4 përqind më pak para në krahasim me vitin 2014, ky vend mbetet udhëheqës botëror në këtë fushë me një total shpenzimesh prej 596 miliardë dollarësh në vitin 2015.
Vendi i dytë për nga shpenzimet ushtarake është Kina, e cila vitin e fundit për këtë qëllim ka shpenzuar 215 miliardë dollarë, shifër kjo që është 7.4 për qind më shumë se një vit më parë.