Övünç Kutlu
04 Mars 2022•Përditësim: 05 Mars 2022
Departamenti Amerikan i Thesarit njoftoi se ka vendosur sanksione ndaj tre oligarkëve rusë që kanë lidhje të ngushta me presidentin Vladimir Putin, raporton Anadolu Agency (AA).
Sanksionet përfshijnë Alisher Burkhanovich Usmanov, Nikolay Petrovich Tokarev dhe Yevgeniy Prigozhin.
Departamenti i Thesarit njoftoi se bllokoi superjahtin Dilbar të Usmanov, i cili sipas vlerësimeve kushton nga 600 deri në 735 milionë dollarë me një kosto të vlerësuar prej 60 milionë dollarësh në vit.
Gjithashtu u bllokua edhe Avioni i Usmanov, Airbus A340-300 që kushtonte midis 350 dhe 500 milionë dollarë.
Lista e sanksioneve përfshinte manjatin e naftës Tokarev, presidentin e kompanisë shtetërore të tubacionit Transneft, e cila transporton rreth 90 për qind të naftës së nxjerrë në Rusi.
Po ashtu në listë u përfshinë gruaja dhe vajza e Tokarev, ndërsa Departamenti i Thesarit njoftoi se ky i fundit ka një perandori të pasurive të paluajtshme me vlerë prej më shumë se 50 milionë dollarë në Moskë.
Prigozhin, ndaj të cili më parë ishin caktuar sanksione të shumëfishta nga autoritetet për ndihmë në përpjekjen për ndërhyrje në zgjedhjet e SHBA-së, është financuesi rus i Agjencisë së Kërkimeve në Internet (IRA), të cilën ai e përdor për operacionet e ndikimit global, theksoi departamenti.
Ai gjithashtu përpiqet të shmangë sanksionet duke qëndruar në front dhe duke sulmuar kompanitë brenda dhe jashtë Rusisë, shton deklarata.
Listës gjithashtu iu shtuan gruaja, vajza dhe djali i Prigozhin.
Përveç kësaj, gjithashtu u përcaktuan gjithsej 26 individë me bazë në Rusi dhe Ukrainë, si dhe shtatë subjekte ruse.
Departamenti i Thesarit ka vendosur sanksione edhe për dezinformatat e drejtuara nga inteligjenca ruse.
"Shërbimet e inteligjencës ruse, duke përfshirë Shërbimin Federal të Sigurisë (FSB), Drejtorinë kryesore të Inteligjencës (GRU) dhe Shërbimin e Inteligjencës së Jashtme (SVR), përdorin dezinformata dhe bashkëpunëtorë të shërbimit të inteligjencës për të përhapur narrativa të rreme që çojnë përpara objektivat strategjike ruse për të destabilizuar Ukrainën dhe për të justifikuar në mënyrë të rreme aktivitetet e Kremlinit", thuhet në deklaratë.