Övünç Kutlu
08 Korrik 2022•Përditësim: 12 Korrik 2022
Në SHBA në qershor janë punësuar rreth 372 mijë persona, që ishte mbi vlerësimet e tregut, ndërsa shkalla e papunësisë mbeti e pandryshuar në 3.6 për qind, njoftoi Departamenti i Punës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ekonomistët kishin pritur një rritje prej 268 mijë të punësuarish.
Papunësia mbeti e njëjtë në 3.6 për qind, për të katërtin muaj radhazi, që ishte në përputhje me vlerësimet e tregut.
Numri i të papunëve në SHBA në qershor ishte 5.9 milionë.
Për shkak të pandemisë së COVID-19 më shumë se 22 milionë njerëz në ekonominë më të madhe në botë humbën punën e tyre në mars dhe prill 2020.
Pasi inflacioni vjetor shkoi në 8.6 për qind në maj, më e larta në 40 vjet, Rezerva Federale e SHBA-së (FED) më 15 qershor rriti normën bazë të interesit me 75 pikë bazë, rritja më e madhe në 28 vjet.