Övünç Kutlu
26 Shkurt 2019•Përditësim: 27 Shkurt 2019
Çmimi i naftës së papërpunuar ka shënuar sot një ulje si pasojë e kritikave të presidentit të SHBA-ve Donald Trump në adresë të OPEC-ut, e cila sipas tij po rritë çmimet në mënyrë të papërballueshme për botën, raporton Anadolu Agency (AA).
Marka ndërkombëtare e naftës së papërpunuar Brent, fillimisht shënoi ulje të çmimit me 3.3 për qind të hënën, më saktësisht në 64.93 dollarë për fuçi, për të vazhduar trendin edhe të martën duke rënë në 64.86 dollarë për fuçi.
Ndërkohë edhe marka amerikane e naftës së papërpunuar West Texas Intermediate (WTI) ka shënuar ulje me 3.3 për qind, më saktësisht në 55.45 dollarë për fuçi, dhe të martën në 55.28 dollarë për fuçi.
"Çmimet e naftës janë të larta. OPEC, ju lutem relaksohuni dhe merreni me të qetë. Bota nuk mund të përballojë rritjen, është fragjile”, shkroi Trump në Twitter, me çka shkaktoi ulje të çmimeve, që është hera e parë në tre muajt e fundit.
Të dy markat e naftës së papërpunuar, Brent dhe WTI, të premten arritën nivelin më të lartë që nga 16 nëntori i vitit të kaluar si rrjedhojë e marrëveshjes për kufizim të prodhimit, ndërkohë që sanksionet amerikane mbi Venezuelën dhe Iranin kanë ndikuar në rritje të çmimeve.