Gökhan Ergöçün
25 Maj 2018•Përditësim: 26 Maj 2018
ANKARA (AA) – Shitja e automjetit më të kërkuar të Fiat-it, Egea, në Turqi ka arritur në 100 mijë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Prodhimi i tipit Egea, e cila është makina më e preferuar në dy vitet e fundit në Turqi, filloi në vitin 2015 me një investim prej 1 miliard dollarë të Kompanisë Turke të Automobilistikës (Tofas).
“Shitja e tipit Egea, i cili është automjeti i 5 milionësh i prodhuar nga Tofas, së pari filloi në Turqi dhe u përhap në mënyrë të pjesshme në tregun evropian”, tha Tofas në një njoftim për media.
Kompania bëri të ditur se Egea e 100 mijtë, e blerë në kryeqytetin Ankara, ishte me një motor 1.6 litërsh, me një transmetim automatik dhe version sedan.
Tafos tha se që nga tremujori i fundit i vitit 2015, përkatësisht për 33 muaj Fiat ka shitur 90 mijë automjete të versionit sedan dhe 10 mijë të versionit hatchback dhe vagon stacionar.
Emri Egea vjen nga Deti Egje dhe emri i automjetit njihet si “Tipo” në tregun e Evropës.