Gökhan Ergöçün
22 Shtator 2020•Përditësim: 23 Shtator 2020
Besimi i konsumatorit në ekonominë turke u rrit në shtator, njoftoi autoriteti statistikor i Turqisë, transmeton Anadolu Agency(AA).
Indeksi i besimit të konsumatorit arriti 82 këtë muaj, një rritje prej 3,2 për qind nga 79,4 në gusht, bëri të ditur Instituti Turk i Statistikave (TurkStat).
Vlera e indeksit llogaritet bashkërisht nga TurkStat dhe Banka Qendrore e Turqisë përmes matjes së prirjeve të konsumatorit.
Të gjithë nën-indekset u përmirësuan në shtator krahasuar me muajin e kaluar, tregojnë të dhënat e TurkStat.
Situata financiare e indeksit të familjeve aktualisht krahasuar me 12 muajt e fundit u rrit me 5,8 për qind në 71,8 në shtator, nga 67,9 sa ishte në gusht.
Pritshmëria e situatës financiare të indeksit të familjeve në 12 muajt e ardhshëm arriti në 79,1, me rritje prej 1,7 për qind në bazë mujore.
Indeksi i përgjithshëm i pritjes së situatës ekonomike në 12 muajt e ardhshëm ishte në 83,3 në shtator, duke u rritur me 4,8 për qind muaj pas muaji.
Vlerësimi i shpenzimit të parave në indeksin e mallrave të qëndrueshme gjatë 12 muajve të ardhshëm krahasuar me 12 muajt e kaluar u rrit me 1,3 për qind për të arritur në 93,8 në shtator, kundrejt 92,6 sa ishte në gusht.
"Dy nga katër nën-indekset që përbëjnë indeksin e besimit të konsumatorit janë azhurnuar në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Përgjithshëm Evropian për Çështjet Ekonomike dhe Financiare, dhe për të siguruar krahasueshmërinë ndërkombëtare të indeksit", tha TurkStat.
"Indeksi i besimit të konsumatorit i llogaritur sipas situatës së azhurnuar u rrit me 3,7 për qind në shtator krahasuar me muajin paraardhës; indeksi i cili ishte 59,6 në gusht u bë 61,8 në shtator", shtoi TurkStat.
Vlerësimet dhe pritjet e konsumatorëve në gati 20 kategori ekonomike dhe financiare maten në sondazhet mujore të prirjeve.
Indeksi i besimit të konsumatorit, i llogaritur nga rezultatet e sondazhit, vlerësohet brenda një diapazoni prej 0-200, që tregon një opinion optimist kur indeksi është mbi 100, dhe një opinion pesimist kur është poshtë kësaj shifre.