Tuba Şahin
10 Mars 2021•Përditësim: 10 Mars 2021
Papunësia në Turqi ishte 12.2 për qind në janar, për 0.4 pikë përqindjeje më e ulët nga muaji paraprak, tregojnë të dhënat e Institutit Turk të Statistikave (TurkStat), transmeton Anadolu Agency (AA).
"Numri i të papunëve të moshës 15 vjeç e më lartë u ul me 1.000 persona në 3.9 milionë në janar 2021 krahasuar me dhjetorin e vitit 2020", thuhet në deklaratë.
Që nga janari, TurkStat bëri ndryshime në sondazhin e saj të fuqisë punëtore në familje në përputhje me normat e Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) dhe Bashkimit Evropian.
Sipas ndryshimeve, statistikat e fuqisë punëtore u zhvendosën nga lëvizja mesatare tre-mujore në vlerësime të pavarura mujore.
Rritje shënoi edhe shkalla e punësimit me 1.2 pikë përqindjeje nga muaji në muaj në 43.8 për qind, ose 27.7 milionë persona.
Shkalla e pjesëmarrjes në fuqinë punëtore arriti në 49.9 për qind në janar, me 1.2 pikë përqindjeje nga dhjetori 2020.
"Numri i personave në fuqinë punëtore ishte 31.7 milionë me një rritje prej 821 mijë persona në janar 2021 krahasuar me muajin paraprak", tha TurkStat.