Nuran Erkul Kaya
12 Nëntor 2020•Përditësim: 12 Nëntor 2020
Turqia do të renditet e pesta në Evropë për rritjen e kapacitetit të saj të energjisë së rinovueshme, e cila parashikohet të shtojë 22.2 gigavat (GW) deri në vitin 2025 për të arritur 66.8 GW, tregojnë të dhënat e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA) të përmbledhura nga Anadolu Agency (AA).
Kapaciteti total i instaluar i energjisë së rinovueshme të vendit ishte 44.6 GW në fund të vitit 2019. Nga ky total, hidrocentralet gjeneruan 28.5 GW, ndërsa mullinjtë me erë prodhuan 7.58 GW dhe energjia diellore 6 GW. Pjesa e mbetur ishte nga burimet gjeotermale, bioenergjia dhe burime të tjera me 2.52 GW.
Kapaciteti i energjisë së rinovueshme të Turqisë filloi të rritet dukshëm pas vitit 2008 kur kapaciteti total i instaluar i energjisë së rinovueshme ishte 14.3 GW.
IEA parashikon që ky trend do të vazhdojë me shpejtësi të konsiderueshme.
Deri në fund të këtij viti, energjia e rinovueshme në Turqi do të arrijë 47.3 GW me një rritje prej rreth 1.1 GW të energjisë hidrike dhe pothuajse 900 megavat (MW) të energjisë së erës.
"Ne vërejtëm se edhe gjatë kohërave më të vështira të COVID-19, projektet e energjisë së erës nuk kanë ndaluar në Turqi", tha për AA, analisti i lartë i energjisë së IEA-së, Heymi Bahar.
Ai sqaroi se Skema e Mbështetjes së Energjisë së Rinovueshme të Turqisë (YEKDEM), e cila pritej të skadonte në fund të vitit, nxiti investitorët të përfundonin projektet e tyre deri në fund të vitit.
Projektet sipas skemës kanë një garanci 10-vjeçare të blerjes që ndryshon në varësi të llojit të burimit të energjisë së rinovueshme të përdorur.
Qeveria turke ra dakord të zgjasë periudhën e YEKDEM deri më 31 qershor 2021, duke marrë parasysh pandeminë e COVID-19.
Sipas Bahar, ky vazhdim krijoi një mundësi të re për investitorët të cilët tani do të jenë në gjendje të kandidojnë me projektet e tyre të reja deri më 31 qershor, duke siguruar që 1 GW e kapacitetit të erës do të vijë në përdorim vitin e ardhshëm.
Ai shpjegoi se megjithëse e ardhmja e skemës së re të mbështetjes së energjisë së rinovueshme pas 31 qershorit mbetet e pasigurt, duke krijuar vende të lira pune të mundshme pas kësaj date, ai shprehu optimizëm për rritjen e kapacitetit të erës deri në vitin 2025.
"Turqia tani ka çmimet më të lira të erës në botë. Duke marrë parasysh çmimet e ulëta dhe potencialin, kapaciteti patjetër do të vazhdojë të rritet", tha Bahar.
Energjia totale e erës vlerësohet të rritet me 146 për qind në 12.8 GW krahasuar me nivelet në fund të vitit 2019.
Energjia diellore në Turqi ka një rrugë të gjatë për të bërë
Bahar tha se energjia diellore është gjithashtu një burim fitimprurës me projekte masive të planifikuara dhe parashikohet të shohë rritjen më të shpejtë në Turqi deri në vitin 2025, duke u rritur me 280 për qind në 16.8 GW.
Ofertat e mini Zonave të Burimeve të Energjisë së Rinovueshme (YEKA) mbështesin këtë rritje.
"Ky vit është një lloj periudhe tranzicioni për energjinë diellore në Turqi dhe ne presim që rreth 600 megavat kapacitet të jenë në përdorim deri në fund të këtij viti. Megjithatë, me ofertat e YEKA, sektori diellor do të jetë shumë dinamik duke shtuar 1 GW vitin e ardhshëm", tha Bahar.
Turqia do të marrë aplikime për ofertat diellorë mini YEKA në janar 2021 kur të shpallen datat e sakta të tenderit. Sipas këtyre tenderëve, 1 GW kapacitet do të gjenerohet në 36 rajone në të gjithë vendin.
"Energjia diellore ka një rrugë të hapur dhe të gjatë për të bërë në Turqi në vitet e ardhshme me ofertat e çmimeve të energjisë diellore duke u bërë mjaft konkurruese në krahasim me Evropën në vitet e fundit", tha ai.
Sipas IEA, së bashku me rritjen e kapaciteteve të hidrocentraleve, bioenergjisë dhe gjeotermale, kapaciteti total i instaluar i Turqisë pritet të rritet me 50 për qind deri në 2025 me një shtesë prej 22.8 GW.
Këto shtesa do ta bëjnë Turqinë vendin e pestë me rritjen e kapaciteteve në Evropë dhe të 12-ën në botë.
Pritjet e energjisë së rinovueshme të Bahar-it janë mbështetur nga një raport i i Energjisë së Rinovueshme 2020 i publikuar këtë javë, në të cilin thuhet se energjitë e rinovueshme në mbarë botën u rritën me një ritëm rekord këtë vit, pavarësisht COVID-19. Gjithashtu parashikon që kapaciteti shtesë neto i energjisë së rinovueshme do të vazhdojë të rritet edhe gjatë valës së dytë të pandemisë.
"Investitorët kanë vërtet një oreks të lartë për burimet e rinovueshme", përfundoi ai.