Övünç Kutlu
26 Maj 2022•Përditësim: 27 Maj 2022
Një blockchain i ri i quajtur Luna 2.0 do të lansohet të premten për të zëvendësuar rrjetin aktual të kriptove Terra Luna pasi kolapsi i këtij të fundit fshiu miliarda dollarë duke dëmtuar miliona investitorë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Terra Daily, e cila ofron lajme ditore rreth rrjetit, njoftoi të mërkurën në llogarinë e saj zyrtare në Twitter se propozimi "për riemërtimin e rrjetit ekzistues Terra Classic (LUNC) dhe rilindjen e një blockchain-i të ri Terra (LUNA) ka kaluar zyrtarisht!".
Do Kwon, krijuesi i rrjetit dhe CEO i TerraForm Labs shkroi në Twitter se shumë shkëmbime kriptomonedhash do të mbështesin blockchain-in e ri Luna 2.0, si gate.io, Bitfinex, FTX, Huobi dhe Bitrue.
Çmimi i kriptomonedhës Terra Luna ra ndjeshëm javët e fundit, duke u tregtuar me 0,0001578 dollarë mëngjesin e të enjtes, nga 92,31 dollarë një muaj më parë.
Simotra e saj UST, i cili fillimisht ishte projektuar për t'u lidhur një me një me dollarin amerikan, ishte 0,09079 dollarë në atë kohë.
Rënia e çmimit të Terra Luna vlerësohet të ketë bërë që investitorët e kriptove të humbin rreth 40 miliardë dollarë, duke përçuar gjithashtu një valë tronditëse në tregun global të kriptove që shkaktoi avullimin e mbi 1 trilion dollarë në vetëm gjashtë javë.