Andaç Hongur,Zeynep Rakipoğlu
17 Nëntor 2018•Përditësim: 17 Nëntor 2018
STAMBOLL (AA) - Anadolu Agency (AA) dhe Agjencia e Lajmeve të Federatës së Bosnjë Hercegovinës (FENA) kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.
Në Asamblenë e 27-të të Përgjithshme dhe Konferencën e Agjencive të Lajmeve në Ballkan dhe Evropën Juglindore (ABNA-SE) në Stamboll, organizatore e së cilës është Anadolu Agency (AA), kreu i Bordit drejtues dhe drejtori i përgjithshëm i AA-së, Şenol Kazancı dhe drejtori i Përgjithshëm i FENA, Elmir Huremovic, kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit.
Në kuadër të marrëveshjes, agjencitë mes tyre do të shkëmbejnë lajme në gjuhën angleze si dhe do të ndajnë përvojat e tyre në fushat teknike, editoriale dhe trajnime profesionale.