Nazmi Abduramani
25 Prill 2016•Përditësim: 25 Prill 2016
SHKUP (AA) – Në rrugën magjistrale Gjevgjeli – Shkup, në afërsi të fshatit Udovë, dje në orën 03:40 minuta nga ana e një ekipi të përbashkët patrullues policor, në automjetin “Opel Vektra” me shenja nacionale serbe janë gjetur 15 migrantë nga Afganistani, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç njoftoi sot Ministria e Punëve të Brendshme, automjeti gjatë dhënies së shenjës për t’u ndalur nga ana e policisë, ka rritur shpejtësinë dhe ka vazhduar në drejtim të Demir Hisarit. Nga ana e nëpunësve policor, automjeti është ndjekur dhe në afërsi të Demir Hisarit, shoferi ndaloi automjetin duke u larguar. Gjatë kontrollit të automjetit është konstatuar se targat e regjistrimit nuk i përshtaten të njëjtës, ndërsa në brendësinë e automjetit u zbuluan 15 persona – migrant nga Afganistani.
Në njoftimin e policisë thuhet se në afërsi të lumit Vardar afër hekurudhës u konstatua personi që drejtonte automjetin, ku edhe u arrestua.
Bëhet fjalë për personin me inicialet N.S (1995) nga Republika e Serbisë me letërnjoftim serb. Kundër tij është ngritur kallëzim penal për shkak të dyshimit themelor për veprën penale “trafikim të migrantëve”, ku i është dorëzuar gjykatësit i cili i ndaj tij ka vendosur masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditëve.